A janë meshkujt e shkurtër në rrezik ?
Kjo pyetje më lindi teksa lexoja një studim të çuditëshëm të bërë nga « Instituti shtetërorë i satistikave dhe studimeve ekonomike » n » Francë. Një studim në pamje të parë mjaft serioz, ku sipas tij meshkujt të cilët nuk i kalojnë 1m70 kanë vështirësi jo vetëm për të gjetur një partënere, por njëkohësisht janë të penalizuar në karrierën e tyre profesionale. Më saktësisht në të thuhej: « Ashensori » i tyre social nuk ka ngritje të vazhdueshme, pagesa e tyre gjithashtu, ose më keq gjetja e një partënereje është po aq sa e e vonëshme dhe e rastësishme.
Çdo të thotë kjo për këta meshkuj ?
Mos ndoshta ështe detyra jonë si gjini femërore të tregojmë që një gjë e tillë s’është e vërtetë? Sigurisht nuk do të fillojmë të këndojmë: « Dhe floriri i vogël është, por sa vlerë ka! », apo një shprehje që kam dëgjuar nga gjyshja ime « Të gjatët janë shërbyesit e të shkurtërve. », por ajo që dua t’ju kujtoj ështe që në këtë studim cinik e të thatë mungojnë disa emra të cilët s’janë të panjohur për ne dhe pse ata nuk i kalojnë 1m70:
Tom Cruis dhe Gael Garcia Bernal (1m68), Mel Gibson (1M69), Robert Redford (1m66), dhe nuk janë vetëm të bukur mini – burrat tanë, ata janë dhe të fortë si Silverster Stalone, Jean Claude Van Damme, Napoleon Bonaparte, janë dhe të talentuar si Prince (1m54) duke mos harruar dhe emra të njohur shqiptarë të cilët dhe pse nuk po i përmend janë mjaft të sukseshëm.
Ky studim na vesh ne gratë me petkun e « mendjelehtave » pasi duket sikur i zgjedhin meshkujt me një metër në dorë, duke harruar që nuk është e rëndësishme gjatësia, por çfarë bëjmë me ta.
Aq më tepër në të është harruar dhe fakti që këto vitet e fundit « mini » meshkujt janë shoqërues idealë, pasi ata janë në harmoni, me mini – çantat, me mini – makinat, me tavanet tona të ulta, me mini – celularet , me mini – aparatet fotografike apo mini – kompjuterat tona.
E pas kësaj si mund të mos themi që ne gratë me një « mini » – mashkull përveçse mund të jetojmë një dashuri të madhe, mund të themi që ai është dhe në modë.