Archive | février, 2012

Historia ime e dashurisë me titujt e këngëve të Whitney

Si shumë nga ju dhe unë jam rritur me muzikën e Whitney Houston.

Në vitet e para të adoleshencës shpesh pyesja veten: « How will I know » (1996) që kam rënë në dashuri? Më pas vinte pyetja, çfarë pamje do të ketë njeriu të cilit do t’i them një ditë « I belong to you » (1991)? Por pastaj thoja po a ekziston vërtet ky njeri të cilit një ditë do të mund t’i them « I will always love you » (1992) e kur ai të largohet për pak kohë do të nxitoja t’i tregoja mikeshave të mia “Love that man” (2003)?

Filloja imagjinoja që dhe pse ai do të ishte larg meje do të ishte i qetë, sepse do ta dinte që « Saving all my love for him » (1985) pasi ai do të ishte “All the man that I need” (1991).

Kur ai të kthej tek unë normalisht do të më puthte,e unë direkt do ta pyesja: « Could I have the kiss forever » (1999)? E lumturuar nga përgjigjja e tij, do t’i thoja atëherë “I’m Your Baby Tonight » (1990) dhe ndërsa do të filloja të kërceja e do t’i thoja: « I want to dance with you tonight » (1987). Ndërkohë ai do të më pyeste se ku kisha mësuar kërcej kaq bukur, e unë do t’i përgjigjesha duke i  buzëqeshur se jam “Queen of the night” (1993).

Dhe kështu do të rriteshim së bashku me muzikën e Whitney. Pas disa kohësh ai do të më pyeste pse sillesha gjithnjë kaq mirë me të, do t’i përgjigjesha thjeshtë: “You give good love” (1985).

Por « One moment in time » (1988) ai do të ngatërronte emrin tim, e unë do t’i përgjigjesha: “It’s not right, but it’s Okay” (1999), - por do të shtoja gjithashtu - Për të të rifreskuar kujtesën “My name is Not Susan” (1991), por Hueyda.

Në ato momente do të kuptoja që gjërat kishin ndryshuar, e trishtuar do të pyesja përsëri veten: “Didn’t We Almost Have It All” (1987) ?

Dhe për shumë kohë do të mundohesha të gjeja përgjigjen e pyetjes: Where Do Broken Hearts Go” (1988 )?

Posted in EDITORIALS, SHQIP - ALBANIAN0 Comments


Contact me

Facebook twitter-button Youtube Rss Linkedin eMail

 

février 2012
L Ma Me J V S D
« jan   mar »
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829  

UserOnline