Archive | mars, 2012

Duhet të puthësh shumë bretkosa, për të gjetur në fund Princin e Kaltër

Kur isha adoleshente më kujtohet të kem lexuar diku një shprehje: “ Duhet të puthësh shumë bretkosa, për të gjetur në fund Princin e Kaltër. “ Sigurisht që e anashkalova, pasi që në atë kohë e konsideroja veten me shumë fat, ndaj thashë : “Nuk kam nevojë që të puth asnjë bretkosë më parë”.

Por ndërsa vitet kalonit, kuptova që në fakt bota ishte e mbushur plot bretkosa të cilat presin të puthen e të transformohen në Princë të Kaltër.

Tashmë dhe pse jetoj në një nga qytetet më romantikë në botë, vitet kanë bërë që miti i Princit të Kaltër të zbehet, ndaj para disa kohësh m’u desh të rishikoja konceptin e mashkullit francez “versioni 2008”. Ne fakt specia mashkullore franceze nuk është fare sportive, por ama tumos.  Është një specie e hollë, me një hundë të madhe, që porositë pije për femra dhe ashtu si në Shqipëri, kur takohet me shokëtputhet në faqe. I pëlqen të gatuaj, po aq sa i pëlqen të bëj shopping, nuk e ka problem të qaj në publik e sapo dëgjon një aksent kur flet gjuhën e tij,  pret që t’i thuash : « Voulez vous coucher avec moi se soir”. Me pak fjalë të detyron t’i thuash ”Dégage !” (Largohu!), “Fous moi la paix !” (Më lërë të qetë!) dhe për t’i larguar akoma më shpejt mund dhe t’i thuash : “Je suis lesbienne !” (Jam lezbike !).
Ju dukem shumë e ashpër? Nuk është faji im, por i opinionit të gabuar që është krijuar “falë” filmave të Hollivudit, duke na idealizuar French Lover-in.

Shumë femra të huaja, ëndërrojnë për të takuar Princin e Kaltër francez, i cili është i bukur, me sharmdhe që të belbëzon “Je t’aime !” (Në shqip nëse shkronjat do të ndaheshin ndryshe, do te ishte “Jeta ime !”) përpara se te të bëjë dashuri si një mbret.

Tani jo të gjithë meshkujt francez janë të tillë, sigurisht ka nga ata që janë me muskuj, të gjatë, të sjellshëm, e që nuk i vardisen çdo femre që ka një aksent, por 99% e tyre, ose janë të martuar ose nuk i interesojnë aspak femrat.
Një bemol tjetër në lidhje me meshkujt francez është që nëse njihni një burrë të martuar, mos e humbni shpresën, përkundrazi. Më ka rastisur që një mashkull ndërsa puthte të dashurën m’a bënte me sy. Sepse në Francë, është më turp të flasësh në telefon me zë të lartë në restorant, sesa të tradhëtosh. Madje ka raste kur e dashura dhe gruaja mund të gjenden në të njëjtën tavolinë, si në vdekjen e presidentit Mitterrand.

Ndërkohë në rrugë ka shumë çifte multi etnike, nuk flas për rracat, kjo është normale,  (duke pasur parasysh kolinitë Franceze), por për ato çifte ku femrat janë shumë të bukura dhe meshkujt po aq të shëmtuar. I sheh duke u puthur kudo, në metro, në rrugë, aq sa në një moment thua :  “Femrat franceze, kanë probleme se sytë”.  Në fakt më vonë e kuptova që për 100 femra të bukura franceze, kishte 1 mashkull të bukur, kështu që 99 të tjerat duhet të kënaqen me çfarë mbetet.
Eh falë zotit që një bretkosë mund të transformohet në një Princ të Kaltër.

Posted in EDITORIALS, SHQIP - ALBANIAN5 Comments


Contact me

Facebook twitter-button Youtube Rss Linkedin eMail

 

mars 2012
L Ma Me J V S D
« fév   avr »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

UserOnline