Para tre javësh, tek po udhëtoja nga Parisi në Budapest, nisa të vështroja dy fëmijë çapkën, të cilët po i shisnin mend njëri-tjetrit se kush kishte më shumë lojëra në kompjuter dhe çfarë niveli kishin arritur në to. Gjuha që ata përdornin ishte e sofistikuar dhe teknike, por njëkohësisht nuk kishte asnjë lidhje me zërin e tyre fëminor. Tek mundohesha t’i kuptoja, thashë me vete: “Ata mund të ndihen konkurrentë për momentin, por dhe nëse jeta i bën të shihen përsëri bashkë, vetëm atëherë kur t’i kenë flokët e bardha, ata do të kenë çfarë të diskutojnë përsëri”.
Këtu e kisha fjalën për dy individë të cilët përveç se flasin të njëjtën gjuhë, në fëmijëri kanë luajtur të njëjtat lojëra, kanë parë të njëjtët filma, kanë provuar të njëjtat ëmbëlsira etj.
Pikërisht në ato momente mu kujtua ajo pjesë e parehatshme, e cila bën që Franca të mbetet gjithnjë vendi im adoptiv, e, dhe pse ajo me jep mundësinë të jetoj e lirë me plot kuptimin e fjalës, ka diçka që do të më bëjë të ndihem gjithnjë e huaj në këtë vend. Kjo, nuk ka aspak lidhje me nivelin e integrimit tim në Francë. Kjo, ka një lidhje direkt me faktin se, nuk mjafton të kesh një pasaportë evropiane apo amerikane për t’u ndjerë pjesë e atij vendi. Ka diçka më të hershme e cila nuk ta jep ty këtë.
Balta, rrëmuja dhe mentaliteti i Shqipërisë çdo ditë e kufizojnë dhe cënojnë lirinë time, por njëkohësisht Shqipëria më jep atë ngrohtësi, miqësi, dhe nostalgji që ta jep vetëm vendi yt.
Kam më shumë se 11 vjet që bëj një jetë të dyfishtë, dhe këto dy jetë të miat nuk mund të krahasohen dhe konkurrojnë njëra-tjetrën, por unë kam nevojë për të dyja ato. Them kështu, sepse i vetmi moment kur unë ndihem larg miqve të mi francezë, është kur ata harrojnë se ku kam lindur dhe jam rritur, ndaj më pyesin “Hueyda, të kujtohet Casimir-i?”
Në fakt, këto janë momentet e vetme kur unë nuk mund të marr pjesë në bisedat e tyre. Ata, duke u kujtuar që unë nuk kam lindur aty dhe duke qenë kuriozë më pyesin: “Po ju në Shqipëri me çfarë luanit? Kush ka qenë “Casimir-i” shqiptar? Çfarë ëmbëlsire të pëlqente të haje kur ishe fëmijë?”Këtu nis udhëtimi im i gjatë, ku akrepat e orës shkojnë mbrapsht.
E sigurt që ata nuk do t’i kuptojnë, përpiqem të minimizoj lojërat tona të paimagjinueshme për ata. Vendin me disa gurë të vegjël, të cilët ne i gjenim kudo në rrugë, tashmë e zënë disa gurë të bukur me ngjyra. Pozicionoj dorën e majtë dhe nis t’i tregoj atyre sesi ne luanim “Guraçokthi”, më pas i tregoj për lojën me “Peta”, me “Pinca”, “Botash”, “Topa djegësi”, “Topa rrasash”, “Kaladibrançe” e plot të tjera te cilat i lënë miqtë e mi gojëhapur.
Në ato momente një nostalgji e madhe më përfshin, por vështrimi i miqve të mi, më jep të kuptojse ata duan të dinë më shumë për këtë fëmijëri kaq të veçantë që kam jetuar. Mbas lojërave, mendja me shkon tek pasditet me “Casimir-ët” shqiptarë, Çufo dhe Bubi Kaçurrel, apo edhe heronjtë e “Kalamajtë e pallatit tim”.
“Po, për të ngrënë ç’ëmbëlsira pëlqeje?”.
Si mund të harroj “Pastat dhjetëshe”, “Toronat”, “Karamelet “Zana”,“Rrush dhe hurma frigoriferi” apo “Akullore e dimrit”.
“Po akullore vere kishit?”, pyesin ata duke buzëqeshur.
Ç’ pyetje është kjo? Ne kishim më të mirin, më të famshmin e Tiranës, Gegën dhe karrocën e tij, madje unë kam ende në mendje zërin e tij të lartë, i cili na ftonte duke thënë : “Aaaa…kullore!”
Ah, sa do të doja të haja një “Paste njëzetëshe” tani, aq më tepër që e meritoj, pasi sot lashë gojëhapur miqtë e mi francezë, por po i jap të pijnë pak “Vapik” që të mbledhin veten!!!
Hyeda, po pastat 15 e tortat me peta I harrove? Akulloret me dy ngjyra ( cokollate e zbardhur dhe krem me shije yougurt ) e boza ?? ; e hurmat e frigoriferit tek xhaxhi Hasani
Po doce kanoce e luftash te fusha? Sa nostalgji!!! Vertete!!! nje pjese e jetes ku zoteronte pafajsia e padjallezia e moshes. Njje pjese e puzzle -it qe mungon per te na kompletuar plotesisht !
….hahahah loja kufish…xinglla ….e tj tj pija Zup shtatUP
:):
he he dhe un kam prejtuare ket qe ti the,pasi kam jeture disa vite ne zvicer e ne disa vende te tejra ne eu.. ndryshimi i atyre me tonin eshte i madhe per faktin se ata kan lojra kompjuterike ku nuk ka ndonje dobi per formimin e tyre per faktin se lojrat e tyre jan projektuare nga te medhenjte me imagjinaten e tyre..kurse kushtet tona te veshtira kan bere qe ne te luajem me imagjinaten ton pavrsishte kushteve te veshtira por kjo ka shume ane pozitive ne formimin ton dhe qe sote duken qarte ndryshimet e tyre me ne….
Like it…;)
Zhuzhi, Tereza, ju falenderoj për komplimentet!
Eh nostalgjia e fëmijërisë sonë
Komplimente Hueyda pasi te gjithe kane nostalgji per femijerine
Kaq bukur e ke shkruar kete Hueyda! Ne te gjithe mbartim ne zemer ato kujtime kaq nostalgjike te femijerise, pavaresisht se ku jetojme. Bravo.