Nga Hueyda El Saied
Sa herë kthehem në Tiranë e takoj të njohurit e mi, një pyetje përsëritet shpesh në bisedat tona : “Hë kemi ndonjë të re?” E unë nëse kam ndonjë gjë të re profesionale nis e tregoj, nëse nuk kam i përgjigjem : “Jo nuk kam.” Por në të dyja rastet duket sikur i zhgënjej bashkëbiseduesit e mi. Ndaj ata e ndjejnë të nevojshme të jenë më të qartë e më thonë : “Ndonjë martesë, Hueyda, ndonjë martesë?” “Ah, jo.” përgjigjem dhe si për t’i qetësuar shtoj : “Por kam një shok prej disa vitesh.” Njëherë më shumë vështrimi i tyre më jep të kuptoj që nuk është ende përgjigjja e duhur, por ç’të bëj, nuk jam e prerë për këto përgjigje, ndaj provoj të ndërroj temë bisede. Por jo, bashkëbiseduesit nuk kanë mbaruar ende me mua, e më thonë: “Po të paktën një fëmijë, bëje se tashmë s’je më e vogël.” Jam koshiente që nuk jam e vogël, si dhe shumë prej mikeshave të mia kanë edhe 2 fëmijë, ndaj duke i përqafuar I them ndërsa largohem : “Keni të drejtë, por unë nuk dua tё bёj njё fёmijë pёr t’u ndjerё mirё, por dua tё bёj njё fёmijë pasi ndjehem mirё.”
E them këtë pasi nuk dua të futem në kategorinë e atyre femrave tё cilat janё nёna perfekte, por qё janë po aq dhe femra tё pakёnaqura. Atyre femrave të cilat ndihen të padëshiruara nga partnerët e tyre, inferiore nga ana sociale dhe që jetojnë nën hijen e bashkëshortëve të tyre, aq sa nuk kanë asnjё influencё si tek ata, por dhe tek ardhmja e tyre. Në këto kushte, ato mundohen të “mbushin” kёto pakёnaqёsi duke u marr me fёmijёn, pra tё egzistojnё pёrmes atij. Kështu dёshirat e tyre të parealizuara, revolta dhe pretendimet legjitime që mund të ketë çdo femër, fillojnё e bashkjetojnё nё heshtje.
Sigurisht nuk dua të bëj përgjithësime, njoh plot femra të cilat janë nëna perfekte dhe po aq të kënaqura në marrëdhënien e tyre si bashkëshortore dhe sociale. Por ndërkohë pёrball këtyre dy kategorive qёndron njё grup tjetёr femrash, tё cilat mund tё dёshmojnё se dёshira pёr tё kontrolluar shtatëzaninë apo e drejta pёr tё abortuar, nё shekullin e XXI nuk ёshtё ndonjё tabu apo qoftё dhe luks i madh, por thjeshtё njё mënyrë e tё shprehuri e cila tregon se, vetёm liria pёr tё refuzuar e bёn shtatzaninё apo tё qenurit nёnё njё zgjidhje njёrёzore, pra e ndan femrën humane nga ajo kafshё.
Unë kam vendosur të bëj pjesë në grupin e tretë, këtë të fundit, pasi e konsideroj veten mё fat qё jetoj nё njё epokё ku një femër mund tё zgjedhë nёse dëshiron apo jo njё fёmijë. Pasi mendoj që refuzimi i shtatёzanisё apo tё qёnurit nёnё nuk e bёn një femër mё pak femёrore, sesa një femër qё e dёshiron shtatёzanin dhe tё qёnurit nёnё. Për mua një femër nuk reduktohet vetёm nё njё nёnё. Ne nuk lindim femra, ne bёhemi femra. Të jesh femёr nuk ёshtё e mjaftueshme të kesh kartën e identitietit e ndryshme kjo nga ajo që ka babai apo bashkëshorti, por mbi të gjitha duhet tё kesh nё mendje jetёn e gjyshes tёnde, tё nёnёs tёnde, atё personale.
Tashmë jemi larg mbivlerёsimit tё forcёs mashkullore, larg kohёs kur feminiteti konsiderohej si njё ndёrshkrim biologjik, aq sa kur nё njё familje lindte djalё bёhej feste, dhe jo kur fёmija ishte njё vajzё.
Trupi i një gruaje nuk është vetёm njё burim riprodhimi, apo njё objekt turpi apo njё dhembje, por ai është objekt kёnaqёsie dhe krenarie derisa fekonditeti ёshtё totalisht i ndarё nga erotizmi.
Liria që na ofrohet në lidhje menaxhimin e fekonditetit tonë ёshtё zhgjidhja mё paqёsore e cila harmonizon marrёdhёnien e jetёs profesionale me atё familjare. Kjo përkthehet me faktin se sa mё shumё tё sukseshme jemi nga ana profesionale, aq mё shumё shtyhet mosha jonë për t’u bërë nёna. Pilula, ka mbёrritur nё tregun amerikan vetёm nё vitet 60, dhe akoma mё vonё nё Europё. Falё kontraceptivit dhe abortimit njё pjesё e mirё e femrave, mund tё refuzojnё tё bёhen nёna.
Jetojmë në një epokë ku, nëse dёshirojmё tё bёhemi nёna – ndalojmё kontraceptivёt, refuzojmё tё bёhemi nёna – abortojmё, mund të sjellim në jetё njё fёmijë e tё kuptojmё qё s’jemi nёna tё mira, apo qё jemi nёna perfekte, injorojmë shtatёzanin – bëhemi nëna nëpërmjet adoptimit, apo nëpërmjet nënave mbajtëse. Pra të qënurit nënë nuk ёshtё mё njё rastёsi, por rezultati i njё vendimi, po aq sa femёrorё dhe mashkullorё, ose pse jo njё moment i privilegjuar kur pavetёdija thotё fjalёn e saj.
Po çfarё duam ne femrat e shekullit të XXI ?
Duam gjjithshka dhe mё shumё se kurrё. Megjithatё ne jemi tё ndёrgjegjёshme qё tё bashkosh dhe tё bёsh paqe me atё ç’ka ne jemi dhe dёshirat tona, ёshtё njё luftё e re qё ne i kemi propozuar vetes sonё, teksa u dashuruam me lirinё dhe zgjedhjet tona, pa harruar qё armiku ynё kryesor ёshtё : Vetja jonё.

